Metali në ujë, i cili depërton brenda flokut tuaj larje pas larjeje, është një nga shkaqet kryesore të këputjes së flokut.
Çfarë ofron
Por a e dini se flokët porozë kanë rrezik edhe më të lartë të këputjes, pasi thithin më shumë ujë me metal?
Përmes agresorëve të përditshëm si proceset kimike, stilimi me nxehtësi ose rrezet UV, mikro-këputjet shtohen në sipërfaqen e flokut dhe krijohen boshllëqe në korteks, duke bërë që floku të bëhet poroz dhe të thithë ujë të tepërt me metal. Mikro-këputjet janë ndërprerje të shtresës mbrojtëse të kutikulës dhe janë shenjat e para të dëmtimit. Kjo çon në rrezik më të lartë të këputjes.
Teknologji kundër porozitetit për të trajtuar flokun kur është më i ndjeshëm ndaj ujit: para shampos.
Në sipërfaqe: mbështjell fibrën dhe mbush 1 milion mikro-këputje të flokut, me 1 përdorim.
Brenda fibrës: depërton në flokë dhe mbush deri në korteks.
Për kë është
Për flokë të ngjyrosur ose të çelur të prekur nga depozitat e metalit. Përdoret më mirë si pjesë e rutinës Metal Detox, së bashku me produktet e tjera të koleksionit.
Madhësia
Përmbajtja: 250 ml.
Informacione shtesë rreth produktit
- Brendi: L'Oréal Professionnel
- Lloji: trajtim për flokë
- Koleksioni: Metal Detox
- Lloji i flokëve: flokë të ngjyrosur ose të çelur të prekur nga depozitat e metalit
- Jetëgjatësia pas hapjes: 12 muaj
Kërkon më shumë nga ky brend? Shiko produktet e tjera L'Oréal Professionnel në koleksionin tonë.
Ndani flokët e lagur në 2 pjesë.
Aplikoni 2 deri në 4 pompa për secilën pjesë, varësisht nga gjatësia. Shpërndajeni produktin në gjatësitë dhe majat e flokut për 1 deri në 2 minuta, derisa të krijohet një shkumë e lehtë. Zbërtheni flokun.
Mos e shpëlani. Me teknikën e layering, aplikoni shampon Metal Detox direkt sipër produktit, më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me rutinën.